×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon atë”

    Insajderi
    08 February 2023 - 23:29

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u është përgjigjur në emisionin DPT te Fidani në T7 deklaratave të zyrtarëve amerikanë që nëse qeveria nuk e formon Asociacionin, atëherë ajo do të bëhet me partnerë alternativë.

    Konjufca ka thënë se pa presidenten dhe kryeministrin, nuk mund të krijohet Asociacioni.

    “Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon”, tha ai.

    “Jo fuqi kështu forcë. Por asnjë fuqi demokratike e politike”, shtoi Konjufca.

    Ai shtoi se Asociacioni është i panjohur për këdo në Kosovë. Po ashtu, Konjufca tha se nëse Kosova do të përballet me sanksione nëse nuk e implementon Asociacionin, ato nuk do të mateshin me Asociacionin.

    “Asociacioni nuk mund të bëhet para njohjes. Qeky Asco që nuk e dimë çfarë është, sepse askush nuk pe din. Meqns nuk pe dimë po ja lëmë emrin X. Qaj X-i është pas njohjes. E kam problem karakterin etnik të tij”, tha ai.

    “Nuk ka sanksione më të dëmshme se Asociacioni”, përfundoi Konjufca. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark