“Nëse s’keni bukë, hani biskota!”, Sherifi me thënien e mbretëreshës franceze kritikon Kurtin e Osmanin për FSK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse s’keni bukë, hani biskota!”, Sherifi me thënien e mbretëreshës franceze kritikon Kurtin e Osmanin për FSK-në

    Insajderi
    12 October 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqetësimet për shërbimet ushqimore të ushtarëve të FSK-së Bilall Sherifi i Nismës i ka komentuar me një citat të Mbretëreshës së fundit të Francës, Marie Antoinette. Ai ka thënë se “shpërfillja” e tyre ndaj kësaj situate po i ngjan frazës së famshme të Antoinette.

    “Heshtja dyjavore e kryeministri Kurti dhe Presidentes Osmani ndaj skandalit të ushqimit për ushtarët e FSK-së, të kujton thënien e famshme të mbretëreshës Marie Antoinette kur u thoshte popullit francez: nëse s’keni bukë, hani biskota!”, ka shkruar Sherifi.

    “Le të hanë ëmbëlsira”  – siç thuhet kjo ishte përgjigjja e mbretëreshës kur asaj iu tha se fshatarët e saj të uritur nuk kishin bukë. Për shkak se torta është më e shtrenjtë se buka, anekdota është përmendur si një shembull i pavëmendjen e Marie-Antoinette ndaj kushteve dhe jetës së përditshme të njerëzve të zakonshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark