×
  • Sport
  • Sport

    Nesër garon Majlinda Kelmendi – ja kur nis garën

    Insajderi
    24 July 2021 - 21:23

    Sot, Kosova la gjurmë në Japoni, pasi vajza tjetër e artë e Kosovës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020″, shkruan Insporti.

    Teksa, nesër garon kampionia olimpike e Rio 2016, heroina Majlinda Kelmendi.

    Ajo nis garat në 04:00 pas mesnate, me kohën tonë lokale.

    Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, në raundin e parë do të takohet me hungarezen Reka Pupp, kategoria deri në 52 kg.

    Kelmendi është bartësja e katërt dhe vjen në këtë Olimpiadë si medaliste e artë. Lufta e parë në mes Majlinda Kelmendit dhe Reka Pupp, do të zhvillohet rreth orës 04:00 të mëngjesit të nesërm.

    Ndryshe, medalja e Krasniqit ishte e dyta olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

    /Insporti.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark