×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale

    Insajderi
    26 October 2021 - 12:03

    Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) sot ka filluar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ) në një konferencë për medie tregoi se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, ku prej tyre 12 mijë e 960 është numri i fletëvotimeve me kusht dhe 2 mijë e 522 të atyre personave me nevoja të veçanta.

    “Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Numri përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, prej të cilave numri i zarfeve me fletëvotime me kusht është 12 mijë e 960, ndërsa 2 mijë e 522 të tjera u takojnë personave me nevoja të veçanta të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile,” ka treguar Elezi

    Elezi tha edhe se nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, atëherë KQZ të mërkurën do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

    “Numërimi i këtyre votave i hap rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Natyrisht se kjo është e ndërlidhur me ecurinë e punëve këtu në QNR, prandaj nëse gjithçka përmbyllet sipas planit, atëherë KQZ-ja do të mundet që gjatë ditës së mërkurë 27 tetor, të shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave,” tha Elezi në konferencën për medie.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark