×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nesër rinis vaksinimi anti-COVID në Kosovë

    Insajderi
    04 May 2021 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTtech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95,000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

    Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

    Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësorë nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, njofton Ministria e Shëndetësisë.

    Furnizimi i Kosovës me 95,000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të BE dhe Austrisë për të siguruar 651,000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur rajonin në vaksinimin e personelit shëndetësor në front të parë si dhe persona nga grupe më të rrezikuara.

    Austria ka lehtësuar dhe para-financuar transferimin e këtyre vaksinave, të cilat financohen nga paketa prej 70 milion euro, e miratuar nga Komisioni Evropian për të financuar vaksinat në fjalë.

    Këto vaksina u siguruan për partnerët e Ballkanit perëndimor në kuadër të negociatave paraprake të BE-së për furnizim me vaksina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark