15:30 - 02 Tetor 2022

Nesër do të ndizen dritat e monumentit të trashëgimisë kulturore – Sahat Kullës në orën 19:00.

Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në njoftim.