Neymari ka mbërritur në qytetin e Barcelonës.
Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka publikuar një fotografi pas arritjes së tij.
Edhe Victor Navarro nga “Cope” ka publikuar një video, teksa sulmuesi brazilian ka refuzuar t’iu përgjigjet.
Ende nuk dihet arsyeja e udhëtimit të Neymarit drejt Barcelonës.
Më herët është raportuar se Paris Saint-Germiani ia ka ofuruar 30-vjeçarin disa klubeve, përfshirë edhe Barcelonën.
E ardhmja e Neymarit te kampioni francez thuhet se është e pasigurt, sidomos pas rinovimit të kontratës nga Kylian Mbappe