×
  • Sport
  • Sport

    Neymar dhe Paredes patën një fjalosje të tensionuar mes vete gjatë ndeshjes ndaj Man Cityt

    Insajderi
    25 November 2021 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dyshja e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Leandro Paredes kanë pasur një tension mes vete në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, por e gjitha kaloi pa ndonjë ekses të madh.  

    Paris Saint-Germain ishte duke udhëhequr 0-1, por City arriti të kthehet në lojë dhe të fitojë në fund 2-1.

    Megjithatë, te klub parisien është vërejt edhe një atmosferë jo pozitive në një moment të caktuar në fund të pjesës së parë.

    Akterët e kësaj përplasje verbale apo tensioni ishin sulmuesi Neymar dhe mesfushori Paredes.

    Dy bashkëlojtarët kanë shkëmbyer disa gjeste dhe tensione verbale mes vete gjatë një aksioni të Cityt.

    Mesfushori argjentinas u pa duke e kritikuar dhe fajësuar brazilianin për humbjen e topit në pjesë fushën e tyre dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Neymar.

    Pas kësaj, Neymar reagoi me tension, ndërsa as Paredes nuk u pa fare i lumtur duke i kërkuar angazhim dhe seriozitet më të madh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark