×
  • Sport
  • Sport

    Neymarit i bllokohen pasuritë nga autoritetet braziliane

    Insajderi
    16 February 2016 - 21:40

    Autoritetet braziliane kanë bllokuar pasuritë e yllit Barcelonës Neymar, përfshirë një jaht, një avion dhe disa prona me vlerë pothuajse 35 milionë euro.

    Një gjykatë federale në Sao Paulo ka refuzuar apelin e sulmuesit brazilian javën e kaluar dhe ka lëshuar një urdhër për t’i ngrirë pasuritë e brazilianit me vlerë prej pothuajse 50 milion euro, kanë raportuar të hënën mediet braziliane.

    Vitin e kaluar, Neymar, dhe bizneset e familjes së tij u shpallën fajtorë për shmangien e rreth 63 milionë eurosh në taksa, në mes të vitit 2011 dhe 2013, kur ai ishte duke luajtur për klubin brazilian Santos. Sulmuesi ka mohuar çdo shkelje të ligjit në këtë situatë.

    23-vjeçari thuhet ka ketë përdorur avionin për të udhëtuar në Brazil për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe festat që ai i adhuron.

    Iago Jung Martins, një auditor me agjenci federale të taksave në Brazil, tha për Associated Press se Neymar nuk ka të ngjarë të shkojë në burg, nëse ai paguan atë që rregullatorët thonë se e ka detyrim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark