×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nga 27 shtatori ndalohet hyrja në qendra tregtare pa vaksinë apo test negativ PCR

    Insajderi
    12 September 2021 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot në mënyrë elektronike ka marrë vendim për masat e reja anti-COVID-19.

    Në pikën ku flitet për qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë nga klientët do të kërkohet së paku një dozë e vaksinës ose testi negativ i coronavirusit.

    “Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

    Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura.

    Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet përdorimi i këndeve të lojërave për fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark