×
  • Showbiz
  • Show

    Nga abuzimi me drogën dhe alkoolin te depresioni, Brad Pitt i rrëfen të gjitha

    Insajderi
    25 June 2022 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Brad Pitt ka vendosur të mos i fshehë më problemet e tij. Nga abuzimi me alkoolin te lënia e duhanit, aktori 58-vjeçar i rrëfen të gjitha në një intervistë të re për “GQ”. Ai foli për kohët e vështira në të kaluarën e tij, përfshirë rrugëtimin e gjatë për t’u bërë esëll dhe rizbulimin e një “jete të re”.

    Fitues i çmimit Oskar u shpreh se ai ka kaluar vite me depresion të lehtë që askush nuk e dinte, ndërsa shtoi që është ndjerë gjithmonë i vetmuar në jetë

    “Gjithmonë jam ndjerë shumë i vetmuar në jetë. U rrita vetëm si fëmijë dhe isha gjithashtu i vetëm në jetën këtu. Kohët e fundit kam zbuluar se çfarë do të thotë të jesh i rrethuar nga miqtë dhe familja. Isha shumë i ngopur me veten në fund të viteve ’90: po fshihesha nga fama e të qenit një personazh i famshëm. Kam pirë shumë duhan dhe vazhdimisht përdorja drogë”, tha Brad Pitt.

    “Unë bëja të njëjtën gjë çdo natë dhe më zuri gjumi i mpirë. Gjithmonë e njëjta rutinë, mezi prisja të shkoja në shtëpi dhe të fshihesha. “Por ajo ndjenjë e pakëndshme po rritej dhe një natë thjesht thashë: Kjo është humbje e jetës sime”, vijoi ai.

    Përveç përdorimit të drogës, Pitt zbuloi se vuan nga depresioni.

    “Jam përballur me depresionin, por fatmirësisht e kam kaluar shumë vite më parë. Por kjo më ndihmoi edhe të kuptoj se kush jam. Për mua ishte një moment edukimi i madh”, shpjegoi aktori.

    Brad Pitt e mbylli intervistën duke thënë: “Flitet shumë për të qenë i sinqertë me veten dhe për të qenë një version autentik i vetes. Por gjithmonë e kam pyetur veten: çfarë do të thotë në të vërtetë autentik?”.

    “Për mua ishte arritja deri në pikën e njohjes së atyre plagëve të thella që mbartim me vete dhe tejkalimit të tyre për të filluar një jetë të re.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark