×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Nga aktori i Harry Potter tek Ed Sheeran – të gjitha gjërat që duhet ti dini për sezonin e ri “Game of Thrones”

    Insajderi
    17 July 2017 - 21:46

    Sezoni i 7 i Game of Thrones mbërriti më në fund. Arsyeja e vonesës këtë vit ishte për shkak të një zhvendosje në oraret e xhirimeve. Krijuesit e serialit më të përfolur, donin ta xhironin dimrin sa më mirë.

    “Game of Thrones”  deri më tani ka pasur 10 episode secila sezonë. Por sezoni i 7 do të ketë vetëm shtatë, episode, njofton The Sun.

    Kjo është për shkak të faktit se seritë e Game of Thrones  “A Song of Ice and Fire”, pritet të përmbajnë vetëm shtatë vëllime.  Pesë vëllime janë të realizuara deri më tani.

    Thuhet se volumi përfundimtar do të ndahet dhe të publikohet në dy sezone. Sezoni i tetë dhe i fundit pritet të ketë vetëm gjashtë episode.

    Ekipi i Game of Thrones është i madh.  Nga Shtëpia Stark ju mund të prisni Kit Harrington, si Jon Snoë, Sophie Turner duke luajtur Sansa Stark, Maisie Ëilliams si Arya Stark dhe Isaac Hempstead Ëright në rolin e Bran Stark.

    Emelia Clarke do të kthehet si nëna e Dragons Daenerys Targaryen, pasi që zbuloi se karakteri i saj nuk do të vritet. Forcës së saj të pushtimit do t’i bashkohet Tyrion Lannister, i luajtur nga Peter Dinklage, shërbëtorja Missandei (Nathalie Emmanuel) dhe Conleth Hill rolin e  Varys.

    Binjakët Lannister do të planifikojnë të ardhmen e tyre me Lena Headey, mbretëreshën e re të Cersei Lannister dhe Nikolaj Coster-Waldau do ta luaj vëllaun,  Jamie.

    Në Dorne, do të shohet përsëri Indira Varma e cila do ta luajë Ellaria Sand, Jessica Henëick në rolin e Nymeria Sand dhe Rosabell Laurenti Sellers si Tyene Sand.

    Greyjoys gjithashtu do të deklarojë Ishujt e Hekurit me Alfie Allen si Theon Greyjoy, Gemma Whelan si Yara Greyjoy dhe Pilou Asbæk si Euron Greyjoy.

    Ylli i Harry Potter-it, Jim Broadbent është shtuar ekipës së Game of Thrones, por nuk dihet ende se cilin karakter do ta luajë.

    Këngëtari dhe kompozitori britanez Ed Sheeran do të jetë artisti i ftuar i emisionit. Realizuesit e Game of Thrones, Benioff dhe Weiss deklaruan se u janë qepur mbrapa këngëtarit për ca kohë, sepse aktorja Maisie Williams, e cila luan Arya Stark, është një fanse e madhe.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark