×
  • Sport
  • Sport

    Nga Conference Liga në Ligë të Kampionëve/ Edon Zhegrova me Lillen do të përballet kundër Kampionit të Evropës

    Insajderi
    14 January 2022 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edon Zhegrova është futbollisti i katërt i Kombëtares së Kosovës që këtë edicion do të luajë në Ligua 1 të Francës.

    22-vjeçari ka nënshkruar sot kontratë me kampionët e Francës të cilat vitin e kaluar kanë pasur një edicion fantastik dhe atë jo vetëm në kampionat por edhe ne Champions League.

    Lille në fazën e grupeve la mbrapa skuadrat si Sevilla, Wolfsburg e Salzburg duke u kualifikuar si e para në grup, ndërsa në fazën çerekfinale do të ndeshet më gjigantin anglez dhe kampionin aktual të këtij kompeticioni, Chelsea.

    Padyshim ky do të jetë një rast i mirë për Zhegrovën, ta dëshmojë vetën në nivelet më të larta të futbollit evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark