×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nga finalist i Championsit në “mes të katër rrugëve”, rënia drastike e portierit gjerman

    Insajderi
    22 June 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte viti 2016 kur portieri i Mainzit (një skuadër që e nis Bundesligën çdo vit me ambicien për të mos rënë nga kategoria) u zgjodh nga shokët e tij si më i miri në Bundesligë, kuptohet pas Manuel Neuerit, i cili është në një kategori më vete.

    Ai kishte bërë paraqitje aq bindëse për të tretin vit radhazi, saqë edhe Jürgen Klopp u bind ta merrte në Liverpool për rreth 6 milionë euro. Kështu filloi historia e Loris Karius te “The Reds”, histori që praktikisht do të përfundonte dy vjet më vonë në natën më të keqe të karrierës së futbollistit të lindur në vitin 1993 (finalja Championsit përballë Realit në vitin 2018).

    Historia ndryshoi, paqartësitë u shtuan vazhdimisht, deri në finalen e Champions League me triumfin e Realit të Madridit me gabimet e tij. Më pas ardhja e Alisson në verën e vitit 2018 e shtyu atë të largohej.

    “Mënyra se si njerëzit reaguan negativisht ndaj Kariusit pas finales pothuajse më bindi që të mos e merrja Alissonin dhe të luaja me të. Por ne duhej të ishim profesionistë. Detyra jonë është të kemi lojtarët më të mirë në çdo pozicion”.

    Liga e Kampionëve e fituar në fund të vitit dëshmoi se zgjedhja ishte e drejtë. Karius zgjodhi Besiktashin, Liverpooli respektoi vullnetin e tij për të shkuar në Turqi. Huazim dyvjeçar me të drejtën e blerjes për 9 milionë euro. Por sërish shumë gabime, aq sa u fol për një ndërprerje të parakohshme të huazimit.

    Karius e kaloi sezonin 2020/21 në Gjermani, me fanellën e Union Berlinit, në atë që supozohej të ishte një sezoni për të shpëtuar reputacionin, por përfundoi portier i dytë, duke u aktivizuar në vetëm katër ndeshje të Bundesligës. Në DFB-Pokal, në disfatën ndaj Paderbornit, pasiguria e tij ishte vendimtare. Tani Loris Karius ka mbetur pa skuadër, pasi kontrata me Liverpoolin i ka përfunduar. Askush nuk interesohet për të. Pas finales së Championsit në vitin 2018 karriera e tij mori të tatëpjetën dhe vështirë se mund të ringrihet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark