×
  • Sport
  • Sport

    Nga Kasami te Zhegrova, 4 shqiptarët që do të luajnë kundër Partizanit

    Insajderi
    21 July 2021 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partizani nga Tirana do të luajë kundër Baselit në turin e dytë të Ligës së Konferencës, shkruan Insporti.

    Partizani do të synojë të surprizojë zviceranët në “St. Jakob Park”., pavarësisht shanseve të pakta.

    Sfida e parë mes dy skuadrave do të luhet në Zvicër, në stadiumin gjigant të Baselit, “St. Jakob Park”, me kapacitet plot 45 mijë vende.

    E gjatë është lista e futbollistëve shqiptarë që luajnë për Baselin dhe që do të luajnë edhe kundër Partizanit.

    Taulant Xhaka pësoi një dëmtim shumë të rëndë një vit më parë dhe i janë dashur plot 12 muaj të rikuperohet plotësisht. Mesfushori shqiptar luajti në miqësoren e fundit kundër Hamburgut, duke u rikthyer më në fund në fushat e blerta.

    Por, sfidën e parë zyrtare pas dëmtimit do ta luajë kundër Partizanit.

    KATËR SHQIPTARËT QË LUAJNË ME BAZELIN:

    TAULANT XHAKA, Mesfushor, 30 vjeç

    PAJTIM KASAMI, Mesfushor, 29 vjeç

    EDON ZHEGROVA, Sulmues, 22 vjeç

    TICIAN TUSHI, Sulmues, 19 vjeç

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark