×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nga kjo datë hiqen vizat për hyrjen e shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Insajderi
    20 March 2023 - 17:12

    Shqipëria nënshkroi marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara me 2 shkurt për të udhëtuar pa viza dhe kjo marrëveshje do të zbatohet nga 20 prilli.

    Kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama në facebook. ” Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli“, shkruan ai.

    Kjo marrëveshje do të krijojë padyshim lehtësi të shtuara për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, për arsye pune, biznesi apo turizmi. Të gjithë këta, nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve s’do të kenë më nevojë për viza hyrëse. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark