16:25 - 01 Mars 2023

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se që nga dita e nesërme pesë shkolla të Komunës së Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknik.

Azemi ka treguar se shkak i kësaj janë mosmarrëveshjet me këtë komunë.

“Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknik , shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës : Shkolla e Muzikës, Bujqësia , Model ,Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së administratës sē Komunës“, shkroi ai.