×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga një rast i vetëm janë të prekurit e fundit me Koronavirus në Prishtinë – Shpend Ahmeti jep detajet

    Insajderi
    08 June 2020 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një konference për media ka dhënë detaje në lidhje me personat e prekur nga Koronavirusi në kryeqytet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka thënë se ka qenë e pritur rritja e rasteve, mirëpo ka bërë apel për kujdes derisa ka thënë se tashmë dy çerdhet ku dy fëmijë kanë dalë pozitiv, janë mbyllur dhe pritet që fëmijët e atyre dy klasave të testohen këto ditë. Derisa ka sqaruar se tashmë edhe edukatoret do të testohen dhe do t’i shohim rezultatet.

    Ahmeti, ka bërë të ditur se të gjitha këto raste kanë ardhur nga një rast i vetëm, i cili nuk e ka ditur se është infektuar.

    “Ka të bëjë nga një person i cili ka pas pastaj shumë kontakte, pasi që ka punuar në një organizatë, pastaj dy fëmijëve të tij në çerdhe janë infektuar e kështu me radhë. Nesër testohen fëmijët e atyre klasave. Do ta kufizojmë virusin sa më shumë të jetë e mundshme, mbrëmë i kemi mbyllur ato çerdhe, edukatoret pritet të testohen”, ka theksuar Ahmeti.

    Ai ka thënë se tash po i shohim pasojat e festës së Bajramit dhe hapjes në përgjithësi.

    Kryetari i Prishtinës, po ashtu ka bërë të ditur se nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë gjithsej 106 raste të të prekurve me COVID-19 me dy fatalitete. Ndërsa numri aktiv i rasteve është 31 dhe sipas të parit të Prishtinës, janë në pritje të 10 rasteve për shërim./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark