×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga QKUK tregojnë për gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve në Deçan

    Insajderi
    26 November 2020 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje fizike ka ndodhur mes pesë personave në komunën e Deçanit, katër prej tyre janë plagosur, ndërkohë që janë përdorur thikat.

    Të lënduarit, pasditen e së enjtes janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, por dy nga ta janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të rënda.

    Për këta dy të fundit, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka treguar për KosovaPress se janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Ju konfirmojmë se dy persona janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK dhe momentalisht janë stabil jashtë rrezikut për jetë. Ekipet shëndetësore në QKUK janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Fazliu nëpërmjet telefonit për KosovaPress.

    Ky rast është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 12:00.

    Policia ka arritur të arrestojë dy persona, të cilët janë duke u intervistuar.

    Për çka, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikiq për KosovaPress ka treguar se njëri nga të arrestuarit që është i moshës së mitur dhe tjetri është i moshës madhore.

    Ndaj të miturit është caktuar masa e ndalimit 24 orë, kurse ndaj personit të moshës madhorë është vendosur masa e ndalimit prej 48 orëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark