×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot nis afati për konfirmimin e kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 23 prillit

    Insajderi
    09 March 2023 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nga sot ka filluar organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në gjashtë komunat me shumicë serbe, që do të mbahen me 23 prill.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se të gjitha këto përgaditje i referohen afatit prej 45 ditësh, pra nga sot deri në ditën e zgjedhjeve.

    “Duke filluar nga sot, 9 mars, fillojnë afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjneve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Të gjitha këto aktivitete i referohen afatit prej 45 ditësh, pra nga sot deri në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

    Po ashtu, për KQZ-në procesi i certifikimit nuk është i përfunduar, pasi ky institucion do t’ia mundësojë kandidimin për pjesëmarrje në zgjedhje edhe subjekteve politike që nuk kishin aplikuar gjatë asaj kohe.

    “Gjatë dy muajve të fundit të vitit 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 11 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar në ndonjërën nga katër komunat dhe 63 kandidatë për të garuar në zgjedhjet për dy kuvendet komunale. Ky proces do të vlejë, çka do të thotë se subjektet politike do të munden që nga 9 deri më 13 mars të konfirmojnë kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, përveç konfirmimit të kandidaturave të certifikuara, KQZ-ja do të pranojë edhe aplikimet e reja nga partitë politike, kandidatët e pavarur, iniciativat qytetare apo koalicionet. Kjo do të mund të bëhet gjatë afatit 10 ditor, nga 9 deri më 18 mars”, ka deklaruar Elezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark