20:27 - 14 Janar 2023

Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, ka bërë hap të gabuar në xhiron e 18-të të elitës së futbollit të Italisë, Serie A.

“Rossonerët” të shtunën mbrëma morën vetëm një pikë në shtëpi te Lecce, dhe me shumë vështirësi.

Lecce befasoi në fakt duke shënuar në portën e Ciprian Tatarushanus dy gola brenda 23 minutave. Në minutën e tretë autugol realizoi mbrojtësi Theo Hernandez, ndërsa në minutën e 23-të Federico Baschirotto, shënoi për 2:0 dhe me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushim.

Paraqitje krejtësisht ndryshe pati Milani në pjesën e dytë, që e ngushtoi epërsinë në minutën e 58-të me sulmuesin portugez Rafael Leao, i cili u shmang mirë dhe gjuajti fuqishëm për 2:1. Leao ka tetë gola e pesë asistime në këtë edicion të Serie A. Për 2:2 u përkujdes Davide Calabria. Mbrojtësi Calabria në minutën e 71-të realizoi nga afërsia me kokë për rezultatin final.

Milani mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë, shumë prapa Napolit që prinë me 47 pikë. Lecce ka 20 pikë në vendin e 12-të.

Tags: ,