×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarja te xhamia në Tiranë, reagon Ahmed Kalaja: Shpresoj të mos jetë sulm terrorist

    Insajderi
    19 April 2021 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ahmed Kalaja, imami i xhamisë te Rruga e Kavajës, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku 5 persona u plagosën me thikë brenda ambienteve të xhamisë.

    Në rrjetet sociale, ai konfirmoi ngjarjen, ndërsa tha se shpresonte të mos ishte një sulm terrorist.

    “Situata është nën kontroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shpresoj mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist. Shpresoj të ketë qenë ndonjë njeri me të meta mendore. Për pak orë xhamia do të kthehet në normalitet. Këta janë njerëz që duan të prishin harmoninë e janë plagosur disa vëllezër dhe disa besimtarë. E rëndësishme që situata është nën kontroll”, tha Kalaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark