×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ngjarje si në filma triler, gruaja në New Jersey arrin të ikë nga burri që e rrëmbeu një vit më parë

    Insajderi
    19 February 2023 - 11:23

    Gjykata në New Jersey ka akuzuar James Parrillin, 57-vjeç, për rrëmbimin e gruas që e njohu në Nex Mexico në shkurt të vitit të kaluar.

    Siç raporton CNN, gruaja e kishte njohur rrëmbyesin vitin e kaluar kur iu prezantua si Brett Parker, transmeton Telegrafi.

    Ai asokohe i pati kërkuar që ta dërgojë deri në Arizona, e pas atij momenti mbajtën kontakt për një muaj derisa filluan të shfaqen problemet.

    “Gruaja tha se kishte qenë në lidhje me burrin që e njohu si Parker, rreth një muaj pasi e kishte sulmuar fizikisht derisa ishin në Kaliforni”, u tha në gjykatë.

    Gjatë kohës sa kishin qenë bashkë, Parrillo ia kishte marrë asaj telefonin, kishte përdorur kartelat e saj bankare dhe e kishte izoluar nga familja.

    Pas qëndrimit në Kaliforni, ata u zhvendosën në New Jersey në dhjetor të vitit të kaluar.

    Në afërsi të vendit ku po qëndronin, gjendej një pompë e derivateve, kurse kjo grua mendoi se ishte momenti i duhur për t’u arratisur.

    “Kam dëgjuar britma nga zyra. Gruaja vrapoi në dyqanin që gjendet në kuadër të pompës dhe mbylli derën. Ishte e shqetësuar dhe vazhdimisht qante. Na tha se e kishte rrëmbyer një burrë një vit më parë. Kishte plagë në qafë. Tha se më herët kishte planifikuar të arratiset nga rrëmbyesi duke vrapuar drejt pompës së derivateve dhe të mbyllet brenda lokalit”, tha pronari i pompës, Bobby Madaan.

    Pas këtij rrëfimi, pronari i telefonoi policisë, kur Parrillo u arrestua shpejt pas raportimit – pra më 7 shkurt të këtij viti.

    “Mbi Parrillon rëndon akuza për rrëmbim të shkallës së parë, sulm fizik të shkallës së dytë si dhe cenim i lirë së lëvizjes – shkalla e tretë”, u tha ndër tjera në sallën e gjyqit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark