×
  • Showbiz
  • Show

    Ngrihen në këmbë në mes të studios, debat i fortë mes Anës së “Përputhen” dhe Bledi Manes

    Insajderi
    17 January 2021 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tema e sotme në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell” ishte seksizmi. Diskutimet në studio ngjallën debate të forta mes të ftuarve.

    Një debat i ashpër ka ndodhur sot në mes të Anës së “Përputhen” dhe Bledi Mane në rubrikën “Trotuar”.

    Gjatë momentit kur Bledi Mane po fliste, Ana e kundrshton “Pse kur i thonë femrës t’i je ku**ë rëndohet, kur i thonë një mashkulli ti je kur*** ai i bie gjoksit dhe thotë po unë jam?”

    “Po kur i thonë një mashkulli është i paaftë në shtrat, direkt e quajnë homoseksual”, përgjigjet Bledi me pyetje.

    “Është tjetër gjë ajo, më thuaj çfarë po të pyes. Më jep përgjigje”, këmbëngul Ana.

    Në debat përfshihet edhe Kleoniki Delijorgji: “Je duke folur gjysmë ore, sikur je paguar të na çash kokën”, i drejtohet Manes.

    Sipas Kleonikit, sistemi në Shqipëri është shmë seksist: “Femrat janë rritur në një sistem që janë mësuar që të vogla të krahasohen me njëra-tjetrën, janë rritur nga mamaja që t’i duhet të rritesh të kesh një burrë me lekë, të jesh kështu se mos të le ai.

    Bledi Mane debaton edhe me Keonikin: “Gjatë monizmit kishte një barazi të frikshme të dy gjinive. Nuk paragjykoheshe se je femre apo mashkull. Ti po flet kot për një periudhë që nuk e ke jetuar”.

    Debati bëhet personal kur Bledi i thotë Kleonikit: “Nëse do të isha në jurinë ku t’i ke fituar çmimin, unë do të ulja 5 pikë nga mënyra si komunikon. Ju femrat doni të jeni të barabarta me meshkujt, por kur ju sulmojnë thoni ky është seksizëm”.

    Ndërkohë, Ana përmend një nga rastet e seksizmit: “Kam qenë duke parë trotuarin dhe një nga prezantueset, më pëlqeu thashë sa femër e artikuluar. Dhe një shoku im tha e kanë marrë sepse thjesht është e bukur“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark