×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngriten dyshime që kryesindikalisti i RTK-së ka keqpërdorur paratë e sindikatës

    Insajderi
    30 November 2021 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesindikalisti i afërt me VV-në në RTK, Fadil Hoxha, ishte akuzuar nga qindra punëtorë të RTK-së për keqpërdorime të fondeve të sindikatës.

    Kohë më parë ai është akuzuar nga 109 punonjës të RTK-së për keqpërdorime financiare bashkë me kryesinë e atëhershme të sindikatës së punëtorëve të RTK-së.

    Në një email të siguruar nga redaksia e portalit Ballkani.info, ky grup i punonjësve e akuzonte Fadil Hoxhën për fshehje të keqpërdorimeve financiare, për manipulim me listat zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të sindikatës dhe për “privatizim” të sindikatës.

    Lista e siguruar me emra të njohur për redaksinë, është e nënshkruar nga secili prej 109 punonjësve.

    Sipas kësaj sindikate, Fadil Hoxha dhe kryesia e atëhërshme kishin keqpërdorur mjetet e anëtarësisë për një udhëtim në Radhime të Shqipërisë.

    Ky numër mjaft i madh i punonjësve kishte kërkuar që të ndërpritet anëtarësia e tyre për sindikatën e drejtuar nga Fadil Hoxha.

    Kujtojmë se Fadil Hoxha vazhdimisht në statuset e tij në Facebook ka qenë shumë i zhurmshëm ndaj keqpërdorimeve, por në bazë të listave te siguruara nga Ballkani, ai vet përfolet si pjesë e keqpërdorimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark