×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikaj për njoftimin për reduktimet: Qeveria nuk e ka marrë mundin me dal as në konferencë për media

    Insajderi
    15 August 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës po mban konferencë për media, për të folur lidhur me çështjen e krizës energjetike në vend.

    Ky reagim vjen pasi KEDS ka njoftuar rikthimin e reduktimeve të rrymës nga sot.

    Nga lidhja demokratike ka folur sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, i cili kërkoi përgjegjësi e llogaridhënie nga Qeveria Kurti për paaftësi të menaxhimit të krizës energjetike.

    Ndër të tjerash, Nikaj përmendi edhe njoftimin e vonë që u bë për reduktime. Ai tha se Qeveria madje nuk ka dalë as në konferencë për media, por njoftuan vetëm përmes një komunikate.

    “Qeveria është mjaftuar me një komunikatë, nuk e ka marrë mundin as me dal me konferencë për media. Ka rreth 20 vitë që nuk ka pasë reduktime gjatë verës ne vendin tonë, është koha për llogaridhënje, jo për bartje të fajit” – tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark