×
  • Sport
  • Sport

    Nipi i heroit Agim Ramadani synon blerjen e klubit të Gjilanit

    Insajderi
    18 January 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të hënën është organizuar ankandi për shitjen e 100 për qind të aksioneve të skuadrës SC Gjilani.

    Mirëpo, në këtë ngjarje të organizuar nga avokati i autorizuar erdhi vetëm një ofertues, afaristi Muhamet Ajrullahu.

    Sipas avokatit të autorizuar, Arsim Vranovci në këtë proces ndikoi lajmi për rikthimin e Florim Zukës në klub.

    “Erdhi deri të një moment ku kemi vetëm një ofertues për shkak së të gjithë palët që kanë qenë ofertues sapo e kanë dëgjuar këtë lajm janë tërhekur. Kjo për neve ishte një dëmtim”, ka thënë avokati për KlanKosova.

    Afaristi Muhamet Ajrullahu që ishte i vetmi e plotësoi ofertën dhe e vendosi në kutinë e ankandit.

    “Gjilani njihet si qytet i sportit dhe unë si qytetar i Gjilanit e kam ndjerë një obligim të shfaq interesin dhe të vazhdojmë bashkëbisedimet, kur njëkohësisht edhe shpresojë të merret për bazë oferta që e kam deponuar”, ka thënë Ajrullahu.

    Vranovci ka theksuar se si avokat, është i autorizuar që ofertën e dhënë nga kompania që ka ofertu sot t’ia dërgojë pronarit.

    Në anën tjetër, afaristin Ajrullahu dhe tifozët e Gjilanit i lidh edhe emri i heroit, Agim Ramadani.

    “Kam fatin dhe privilegjin të jem pjesëtar i këtij trungu familjar, si djali i motrës së heroit të kombit, Agim Ramadani dhe kjo është një lidhje emocionale dhe shpirtërore me këtë klub”, ka thënë Ajrullahu. /Gazeta Insajderi

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark