×
  • Sport
  • Sport

    Nipi i Luan Krasniqit tregon datën se kur do të boksojë

    Insajderi
    03 April 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardian Krasniqi ka njoftuar publikun për meçin e ardhshëm dhe premton se do të vazhdojë me fitore në karrierën profesionale në boks.

    Krasniqi i cili është nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi – pritet që më datën 27 prill të luftojë në Metropol Arena në Nurnberg të Gjermanisë.

    “Miq të dashur, më datën 27 prill do të rikthehem në ring me një event madhor. Besoj shumë në vetëvetën dhe shpresoj që t’ju bëjë krenarë gjithë shqiptarët anembanë botës. Meqi transmetohet në DAZN dhe në RTK”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.

    27-vjeçari deri tani ka zhvilluar tetë meçe dhe ka shënuar tetë fitore, të gjitha i ka me nokaut.

    Kundërshtari i tij ende nuk është bërë i ditur, por pritet që së shpejti të nënshkruhet një kontratë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark