×
  • Lajme
  • Aktuale

    Nis mbledhja e nënshkrimeve nga PDK-ja për seancë të të jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë

    Insajderi
    21 January 2022 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka njoftuar se së bashku me Gashin e LDK-së dhe kryetarin e AAK-së Besnik Tahirin janë kordinuar për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me çmimin e energjisë.

    “Përcaktimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, jo veç që shënon rritjen më të madhe të kostos së rrymës në historinë e Kosovës, por vjen në një moment të tillë për të shënuar edhe goditjen më të ashpër ndaj qytetarëve dhe ekonomive familjare”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Tahiri ka thënë se për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është koordinuar edhe me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së.

    “Në koordinim me kryetarët e grupeve parlamentare, z. Arben Gashi dhe z. Besnik Tahiri, në emër të dyzet deputetëve të Kuvendit, sot shtrova kërkesën për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për ditën e hënë, nga ora 12:00.

    “Në këtë seancë të jashtëzakonshme, ne do të debatojmë e do ta ballafaqojmë qeverinë me realitetin e qytetarëve, mbi gjendjen dhe vështirësitë e të cilëve, ajo tashmë nuk ka kurrfarë ndjeshmërie”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark