×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nisin talljet publike me asistentin e Kurtit

    Insajderi
    07 November 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë filluar talljet publike me asistentin e kryeministrit Kurti, Arianit Beqirin, pas deklaratës së çuditshme për qentë endacak, i cili gjatë një emisioni tha se e sheh si problem hyrjen e qenve endacak nga shtetet fqinjë e sidomos nga Serbia.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti dhe gazetari Ilir Mirena përmes një postimi, duke u tallur me Arianit Beqirin, njëkohësisht edhe asambleist i LVV-së.

    “O 51 perqindesh pellazgo-ilir, a po e sheh çka ke prodhu!… Pasha t’lumin, kane rrshite krejt. I ka rru koft largti…”, ka shkruar Mirena.

    Mirëpo jo vetëm Mirena, edhe gazetari Leonard Kerquki e ka vazhduar talljen me Beqirin.

    “Paska mujt me thane “…depertojne nga Serbia dhe nga mediat”, ka shkruar Kerquki.

    Derisa, Beqiri ishte i ftuar në cilësinë e asamblistit të LVV-së. Ai tha se Komuna e Prishtinës nuk ka interes të merret më këtë çështje.

    “Komuna nuk ka asnjë interes të merret më këtë çështje. Nuk është bërë asnjë ndryshim. Qentë endacak nuk kanë ardhur sot në Kosovë. Nuk ka pasur interes nga Qeveritë e kaluara për ta trajtuar këtë problem”, tha ai.

    Asamblisti i VV-së si problem e sheh hyrjen e qenve endacak nga shtet fqinjë e sidomos nga Serbia.

    “Është e qartë që kemi qenë që hyjnë edhe nga shtet fiqnjë sidomos nga Serbia. Por, na nuk kemi një mekanizëm kush cilët pronar, çfarë qensh kultivojnë. Pos kësaj është edhe edukimi të cilët nuk e kan disa pronar”, Beqiri në TABU të KTV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark