Fiks në orën 20:00, një orë pasi të mbyllen vendvotimet në Drenas, dy partitë kryesore në Drenas kanë bërë gati koncertet e tyre në rast fitorje.
Insajderi merr vesh që NISMA ka rezervuar koncert me këngëtaren pop-folk Gjyste Vulaj. Ndërsa PDK-ja ka rezervuar këngëtaren drenicase Leonora Jakupi.
Tubimet e të dyjave janë paralajmëruar në të njëjtin vend, në Sheshin Fehmi Lladrovci. Gjithashtu ora e tubimit është e njëjta, 20:0
Por vetëm njëra nga to do të dalë, varësisht nga rezultati preliminar. /Insajderi.com