×
  • Showbiz
  • Show

    Nita flet rreth shëndetit të saj për tumorin në gji

    Insajderi
    24 January 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorja e Big Brother Vip Albania, ka treguar se ka qenë e sëmurë nga kanceri i gjirit.

    Gjatë prime të sotëm është diskutuar sëmundja e saj me tumor në gji të cilën e ka tejkaluar.

    “Ideja ishte me e nda një të mirë bashkë. Ndoshta nuk e gjeta qat mbështetje dhe empati mjaftueshëm por gjithsesi Nita është Nita. Unë e di kush jam”, tha ajo në prime.

    E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se kush përkatësisht nuk u tregua empatik, këngëtarja nga Kosova refuzoi të tregonte emra, por tha se i vlerëson banorët që kanë folur me të direkt për këtë temë.

    “Nuk po di si me thanë me emra. Luizi ka qenë një prej personave që ka qenë indirekt me mu dhe i vlerësoj njerëzit që më kanë pyt direkt si Amos që kemi nejt jashtë edhe kemi fol.

    Po çka m’u ka dok pak jo e drejtë është reagimi i menjëhershëm por gjithsesi, në fund të kësaj Arbana, unë i kuptoj krejt”, tha ajo.

    Derisa edhe Diola tha se preket shumë, pasi ka pasur rast të tillë edhe në shoqëri, duke shtuar se është frikësuar që do ta penalizojë, reagimi i saj.

    “Prekem shumë kur përmendet kjo sëmundje, e kam perjetuar shume keq”, tha Diola.

    Nita ka qenë më e qeta sa i përket situatave që kanë ndodhur brenda, por që nuk kishte rrëfyer diçka më shumë nga jeta personale.

    E në një debat që pati pasur Diola me Luizin, ku ky i fundit tha për ‘Diolën, Nitën dhe Enin’ marrin kot frymë, kjo bëri që të ketë diskutime të mëtejme e po ashtu edhe u mësuanjë gjë e re.

    Pas kësaj, artistja shqiptare zbuloi se para një viti e gjysmë është përballur me tumor në gji, por që ka dashur ta mbajë të fshehtë këtë – pasi ndihej mirë.

    “Para një viti e gjysmë kam pasur tumor në gji, jam operuar, ka kaluar gjithçka me sukses. Por kur kam hyrë në shtëpi kam pasur disa shqetësime, shtrëngime, disa dhimbje gjatë kohës që kam fjetur gjatë ditës”, ishte shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark