×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nitaj për Hysamedin Ferajn dhe Elvisin Hoxhën Fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë. Lidhi, o kryeministër

    Insajderi
    26 September 2022 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nita, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj i cili më herët tha “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

    Nitaj përmes një statusi ju drejtua kryeministrit duke ja përmendur edhe Elvis Hoxhën. Ai ka kërkuar nga ai që t’i “lidhë”.

    “Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, jane kaq të ashpra. Po nuk është faji i tyre. I kemi dhuratë nga “I madhërishmi” Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmës. Prandaj lidhi o Kryeminister!”, ka shkruar ai.

    Feraj, i cili është i njohur për gjuhën e përsëritshme linçuese, shtroi pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

    Ndryshe, edhe Kurti ditën e djeshme i quajti sindikalistët si të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark