×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një 100-vjeçar me granatë të dorës dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Klinë

    Insajderi
    14 September 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person i moshës rreth 100-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës, mbrëmjen e 13 shtatorit, në Klinë

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.

    “Dyshimet fillestare janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti po trajtohet si hetimi i vdekjes”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

    Ai tutje ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes.

    Lidhur me këtë rast nga policia ka thënë se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark