×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një 52-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë

    Insajderi
    15 January 2021 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mëngjesin e 14 janarit një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “ Me 14 janar në ora 08:20, Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllëzërit Preqi”. Me të marrë informatën, njësitet relevantë kanë shkuar në vendin e ngjarje si dhe ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull 1969. Me vendim të prokurorit trupi dërgohet për obduksion në IML dhe rasti është hapur si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova/Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark