×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një aeroplan në lëvizje godet një aeroplan në pistën e aeroportit në New York

    Insajderi
    18 January 2023 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan JetBlue i nisur për në Porto Riko ka goditur bishtin e një aeroplani tjetër të kompanisë në Aeroportin JFK në New York, të mërkurën në mëngjes – vetëm disa ditë pasi dy aeroplanë për pak u përplasën në një pistë.

    Aeroplani “ra në kontakt të lehtë me një aeroplan të parkuar, pa pasagjerë gjatë lëvizjes”, ka thënë zëdhënësi i JetBlue, Derek Dombrowski, për mediat e huaja.

    “Fluturimi 1603 u kthye në portë, nuk u raportua për të lënduar dhe fluturimi i është caktuar një aeroplani tjetër. Siguria është përparësia e parë e JetBlue dhe të dy aeroplanët e përfshirë do të nxirren jashtë shërbimit për inspektim dhe incidenti do të hetohet”, ka shtuar ai.

    Administrata Federale e Aviacionit tha në një deklaratë se “Aeroplani i fluturimit 1603 goditi bishtin e një aeroplani të parkuar JetBlue ndërsa po kthehej nga porta rreth orës 7 të mëngjesit. Fluturimi po shkonte në Aeroportin Ndërkombëtar Luis Muñoz Marin në San Juan, Porto Riko. Të dy aeroplanët ishin Airbus 320”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark