Avokado është një super ushqim me mijëra përfitime: këtë e thonë ekspertët e fitnesit dhe dietologët.
Avokado njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t’i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme. Kjo frutë nuk lejon që në zonat më problematike të trupit të krijohet celuliti.
Megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni; duhet të konsumoni një në ditë, sasi për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord.
Përveç yndyrave të mira, kjo frutë jeshile delikate dhe kremoze përmban edhe vitamina, si E, B dhe K; ndër të tjera është shumë ushqyese, e cila ju jep ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë, duke ju mbajtur larg ushqimeve të dëmshme dhe të yndyrshme
Mbi të gjitha avokado është një aleat i shëndetit kardiovaskular. Në fakt, kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avokado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të ndihmojë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi kjo frutë mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrat në gjak.
Avokado përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane. Një nga to është edhe betakaroteni, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është ushqyes i rëndësishëm për shëndetin e syve, e cila ul rrezikun nga degjenerimi molekular, që është shkaku kryesor i verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç.