×
  • Lajme
  • Lajme

    Një boksier me zemër – Luan Krasniqi ambasador i ri i SOS fshatit në Berlin

    Insajderi
    23 June 2017 - 10:57

    Ish-boksieri profesional, Luan Krasniqi, është caktuar si ambasadori i ri i SOS fshatit në Berlin të Gjermanisë.

    Në festivalin e përvitshëm veror të SOS fshatit të fëmijëve që mbahet në mbarë botën, kryetari i bordit të drejtorëve, Wilfried Vyslozil, ia dorëzoi atij certifikatën e caktimit si ambasador, shkruan Pressportal.de.

    “Jam shumë i gëzuar, që Luan Krasniqi na ka ndihmuar në mënyra të ndryshme për më shumë se dhjetë vite, të u japë fëmijëve guximin dhe ëndrrat”, ka thënë ai, duke shtuar se Krasniqi i ka mbështetur gjithmonë fëmijët, sidomos në drejtimin profesional të tyre, transmeton Insajderi.

    Boksieri me prejardhje kosovare është angazhuar që nga viti 2006 në SOS fshatrat. Ai gjatë atij viti kishte mbështetur ndërtimin e gjashtë SOS fshatrave të reja për fëmijë.

    Në vitin 2013, Krasniqi, së bashku me këshilltarin e Porshesë, kishin nisur një ndeshje bamirësie boksi me emrin “Njolla të kaltra për qëllime të mira”. Kjo i kishte sjellë SOS fshatrave të ardhura prej 50 mijë eurosh.

    “I dëshiroj secilit fëmijë mbështetjen e një familjeje. Këtë e ofrojnë SOS fshatrat e fëmijëve në një mënyrë. Prandaj jam krenar që tani jam ambasador zyrtar i SOS fshatit”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark