×
  • Insajderi Video
  • Showbiz
  • Insajderi / Ballina 5

    Një dekadë art – flet tatu artisti i njohur, çka ndryshoi përgjatë viteve në Kosovë?

    Insajderi
    04 January 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti 2023 shënon 10 vjetorin e punës së një tatu artisti në Prishtinë. Një dekadë punë për Alaudin Murturin. Ai ka realizuar tatuazhe të panumërta. Thotë se tanimë ka një lloj familje të madhe, me të cilët njihet përmes artit që ka realizuar në trupin e gjithsecilit. Vështirësitë nuk kanë qenë të paktë për të. As paragjykimet nuk kanë munguar por bashkë me to nuk ka munguar as suksesi.

    Alaudini thotë se ka vërejtur një ndryshim të madh sidomos në 5 vitet e fundit sa i përket interesimit për tatuazhe.

    Gjatë bisedës e pashmangshme ishte pyetja për krahasimin, se kush bë më shumë tatuazhe femrat apo meshkujt. Përgjigjja, ndoshta edhe mund t’ju befasojë.

    Alaudin Murturi – Prishtina Ink Tattoo

    10 vjet punë, mijëra tatuazhe, por cili i ka lënë mbresa më së shumti tatu artistit nga Prishtina.

    Në anën tjetër, shpesh shohim persona të zakonshëm që vendosin të shënjëzojnë përjetësisht në trupat e tyre fytyrat e politikanëve e të artistëve. Për një të tillë ka punuar shumë edhe Dini.

    Edhe në fushën e tatu artistëve nuk mungojnë “bërrylat”. Një problematik që po e shqetëson edhe Alaudin është çështja e studiove ilegale.

    “Nuk je asnjëherë në pushim” – artisti tregon se si është jeta e tij jashtë studios. A dinë të jetë ndonjëherë e mërzitshme?

    Nga tatu artisti na interesonte edhe komenti i tij pas raportimeve për largimin e disa pjesëtarëve të FSK-së për shkak tatuazheve.

    Mania për të qenë preciz në punën që bën, sidomos tek format nuk e la pa reaguar për skulpturat e bëra ndër vite në Kosovë. Së fundmi për atë të vendosur në qendër të Prishtinës.

    “Mund të ju sugjerohet një rrugë edhe jo e drejt” – Si tatu artist prej 10 vitesh, Alaudin Murturi ka disa këshilla edhe për kolegët e tij të rinj.

    Storia e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark