×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Një film për kurthin e ikjes drejt “xhenetit evropian”

    Insajderi
    09 February 2016 - 08:26

    Filmi i tij i radhës, që ka nisur xhirimet sot, do të jetë pikërisht i tillë.

    Data e nisjes së xhirimeve ka një simbolikë. Pikërisht me 9 shkurt 1993, familja e regjisorit do mbërrinte në Zvicër, pas një udhëtimi si refugjatë në kërkim të një jete më të mirë.

    Tema e refugjatëve apo ikja nga vendlindja është fokusi i filmit “Lost Exile”, një bashkëprodhim i “AlvaFilm” në Gjenevë dhe televizionit nacional të Zvicrës që tashmë ka blerë të drejtat e filmit. Filmin e ka subvencionuar Ministria e Kulturës në Zvicër.

    Por ky film nuk ka të bëjë asgjë me historinë e regjisorit si emigrant. Shtjellon temën e emigracionit por jo atë të viteve ’90. Inspirimi kanë qenë autobusët plot kosovarë që vitin e kaluar ia mësyn vendeve të Evropës.

    “Në fakt filmi nuk merret as me fenomenin e ikjes e emigracionit, por me individin në këtë fenomen”, thotë regjisori Maxhuni në një intervistë për Insajderin.

    Fisniku1

    “Lost Exile” në qendër të vëmendjes ka një vajzë të re kosovare (May-linda Kasumoviq) e cila merr rrugën e emigracionit. Në Serbi, ajo takon një burrë (Arben Bajrakaraj) i cili do ta ndihmoj atë për të shkuar në Zvicër.

    Por e gjithë kjo është veç një kurth. Një kurth që do ta vendos gjithë tregimin në një dimension tjetër.

    “Filmi është kundër vizionit monolitik të ikjes. Ikjet si fenomen gjithmonë lënë individin si të parëndësishëm. E filmi vë në pah individin për me e shpjegu fenomenin e ikjes”, ka thënë Maxhuni.

    Skenarin ka nisur ta shkruaj një vit para se të filloj vala e refugjatëve nga Kosova por është përfunduar dhe redaktuar gjatë ikjeve masive në shkurt të vitit 2015.

    fisniku2

    “Filmi ka mundësi përmes një individi ta sqaroj një situatë apo fenomen. Ky film tenton të shpjegoj se çdo person e ka një përshtypje të ‘xhenetit evropian’”, ka thënë Maxhuni.

    Por pse regjisori dhe skenaristi Maxhuni ka vendosur që personazhin (femrën nga Kosova) ta vë në kurthin e trafikimit nga një serb?

    “Është një fenomen që ndodhë por përmendet shumë ma pak sesa arsyeja pse njerëzit ikin. Më ka interesuar se çfarë mund të ndodhë gjatë ikjes. Filmi nuk e tregon arritjen ose mos arritjen në Evropë, por procesin e ikjes”, ka thënë Maxhuni.

    Filmi nuk ka marrë mbështetje nga Kosova por ka arritur që në kastën e aktorëve të ketë emra të njohur si Arben Bajraktaraj, Fatmir Saphiu, Sunaj Raça e Ylber Bardhi.

    Fisnikaktoret

    “Unë e kam marrë këtë film si një sfidë sepse askush nuk më ka ndihmuar në aranzhimin e punëve. Por nuk ka arritje në art nëse nuk ke interes ta kalosh këtë sfidë, sepse sfida e dikton krejt aventurën e filmit”, ka thënë Maxhni për Insjaderin.

    Për regjisorin, ky film nuk është një terapi për t’u përballur me historinë  e tij si emigrant, por ky film i jep një mundësi që ta rikrijoj një realitet.

    “Filmi, aktorët dhe skenografia kanë me më dhanë mjete që më rikriju një realitet në film”, ka thënë Maxhuni.

    Filmi që do të xhirohet në Prishtinë, Sllatinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë pritet të shfaqet në verë të këtij viti.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark