×
Show

Një fundjavë me tre ditë pushim

Insajderi
30 January 2017 - 14:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekspertët në Francë kanë thënë se duhet të ketë më pak orë pune, javë me të shkurtra dhe dita e punës të fillojë më vonë.

Megjithëse është një ide e mirë, asnjë qeveri nuk e ka vullnetin të realizojë atë. Por tashmë politikani socialist francez Benoit Hamon ka propozuar një javë me 32 orë punë në javë.

Gjatë një debati televiziv me rivalin e tij Manuel Valls, ai premtoi se punonjësit do të kenë ende të njëjtën pagesë javore, por do të punojnë më pak orë.

Në Britani punohet mesatarisht 37 orë në javë, përfshi këtu 3.6 orë jashtë orarit, sipas Zyrës për Statistika Kombëtare.

Por megjithatë kjo nuk është vetëm për shëndetin tonë që të punojmë sa më pak orë. Një studim vitin e kaluar tregonte se shkurtimi i ditëve të punës rriste produktivitetin. Ideja e Hamon është mbështetur nga shumë njerëz.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark