×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një grup serbësh nisin peticion me kërkesën për “largim të bazave dhe njësisë speciale” të Kosovës nga veriu

    Insajderi
    28 January 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një Lëvizje qytetare serbe në pjesën veriore të vendit e quajtur “Kreni-Promeni” ka nisur një peticion ku kërkojnë “tërheqjen e njësive speciale dhe bazave policore” të Kosovës nga veriu, raporton Insajderi.

    Në njoftimin e tyre ata u drejtohen Kryeministres së Serbisë, Abna Brnabiq, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Ndërmjetësin e BE’së për Dialog, Miroslav Lajçak.

    Ata konsiderojnë se prania e njësive speciale të Kosovës në Veri “nuk ka pëlqimin” e popullatës lokale derisa i quajnë edhe “kryesisht forca të militarizuara”.

    “Është krejtësisht e panevojshme, dhe për popullatën vendase është e frikshme dhe vetëm sa i kontribuon ngritjes së tensioneve që njësitë speciale me armë të gjata të kryejnë punë të rregullta policore siç është rregullimi i trafikut”, shkruajnë ata në thirrjen e tyre të peticionit./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark