×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me Covid-19 ne Kosovë

    Insajderi
    13 June 2021 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, janë shënuar shtatë raste të reja me koronavirus, teksa një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit.

    Gjithashtu, në 24 orët e fundit, janë bërë 2117 testime dhe 1907 persona janë vaksinuar.

    Raporti i plotë:

    13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

    ℹ Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 434.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark