×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Një ish-fitues dhe një finalist , dy banorë të rinj futen të shtunën në BBVA

    Insajderi
    01 March 2024 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dera e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3” do të trokasë dy herë këtë të shtunë dhe konkurrentët do të mirëpresin dy banorë të rinj.

    Fituesi i “Big Brother 3”, që bëri për vete publikun me lojën e tij të nxehtë, do të provojë këtë herë të triumfojë në formatin VIP të këtij reality show.

    14 vite më vonë, Jetmir Salaj është gati të garojë sërish për çmimin e madh, pasi produksioni konfirmon sot pjesëmarrjen e tij në “BBVA”.

    Djali nga Vlora, me lojën e tij të guximshme, por edhe romancën që krijoi në shtëpi me një nga banoret, Rezin bëri për vete publikun dhe në 15 maj 2010, shijoi fitoren dhe çekun e majmë.

    Bashkë me të, në shtëpi hyn në spektaklin e ardhshëm një tjetër finalist, dj Liam Mandiaro. Me një strategji loje që u pëlqye nga shqiptarët, ai preku finalen e “Big Brother 5”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark