Një klub italian e kthen Shkëlzen Gashin në Evropë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Një klub italian e kthen Shkëlzen Gashin në Evropë

    Insajderi
    29 June 2016 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtari ka udhëtuar dje drejt SHBA-së, për t’iu bashkuar përsëri skuadrës së Kolorado Rapids në MLS. Por disa klube në Europë janë vënë në ndjekje të tij, pasi mendojnë se ai mund të jetë përsëri shumë i vlefshëm në “kontinentin e vjetër”.

    Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, skuadra e Peskarës i ka hedhur sytë nga sulmuesi shqiptar, e bindur se ai mund të tregojë të gjitha vlerat e tij në kampionatin italian.

    Pengesa kryesore mund të vijë jo nga mos dëshira e Gashit për t’u kthyer në Europë, por nga rroga e madhe që ai kërkon. Në SHBA, Gashi përfiton rreth 1,5 milionë dollarë në vit, një shifër e cila për një klub si Peskara është e papërballueshme.

    Megjithatë, klubi italian po monitoron situatën dhe nëse Gashi do të mërzitet nga eksperienca amerikane, është gati të bëjë lëvizjen për ta marrë në Serinë A. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark