×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Një libër për Zotin dhe heshtjen e tij

    Insajderi
    01 May 2021 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Libri Zoti në kinema i autorit Dritan Dragusha, është  një koleksion esesh mbi flmat që trajtojnë problemin e Zotit dhe të religjionit.

    Libri Zoti në kinema është një libër që trajton filma të njohur mbi heshtjen e Zotit përballë krimeve të njerëzve. Nga një prizëm filozofik, analizohen idetë e filmave: The Seventh Seal, The Last Temptation of Christ, Amen, The Two Popes etj. Në vlerësimin në kopërtinë të librit, Ag Apolloni shkruan: “Libri Zoti në kinema vjen me një titull goditës.

    Pas titullit efektiv qëndrojnë analizat, përqasjet, komentet dhe reflektimet, nëpërmjet të cilave Dragusha e tejkalon diskursin mediatik dhe strehohet aty ku ndihet rehat: në filozofi. Filozofia është pika e pozicionimit të tij, ndërsa kinematografia është ekrani përballë tij, prandaj këto ese mund të lexohen si një teori e tij, duke pasur parasysh etimologjinë e termit.

    Meqenëse Zoti në shkrimet e Dragushës është temë obsesive dhe problem i pashmangshëm e i pazgjidhshëm, ai s’kishte si të mungonte edhe në krye të titullit të librit të tij të parë. Këta dy kanë çfarë të thonë për njëri-tjetrin, kanë një histori të gjatë (mos)marrëveshjeje. Përderisa i pari (Zoti) ka vendosur të heshtë, i dyti (Dragusha) ka vendosur të flasë. Dhe ky është vetëm fillimi”.


    Dritan Dragusha (1980) ka kryer studimet bachelor dhe master për filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë një nga drejtuesit e emisionit Filozofema në RTK, është kolumnist i rregullt në platformën online sbunker.net, autor dhe moderator i emisionit Prizma në televizionin T7 dhe redaktor në revistën kulturore Symbol. Librin e tij Zoti në kinema e ka botuar shtëpia botuese Bard Books, në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark