Gjyqtari slloven Matej Boltauzer është hequr përfundimisht nga lista e arbitrave të Euroligës, pasi u kap duke vjedhur në një aeroport.
Sipas mediave, rasti ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, por atëherë gjithçka është mbuluar dhe në prill të këtij viti është shfaqur video e vjedhjes dhe informacione shtesë për gjithçka.
Boltauzer u kap duke vjedhur një shishe parfumi Tom Ford dhe përfundoi në paraburgim më 5 dhjetor në Beograd.
Më pas slloveni e pranoi vjedhjen dhe u vendos dhe gjithçka u mbulua gjatë rrugës. Megjithatë, historia u zbardh e gjitha.
Vlera e parfumit u vlerësua në 221 euro dhe gjithçka ndodhi pas ndeshjes mes Partizanit dhe Monacos në Euroligë, ku Boltauzer ndau drejtësinë.
Gospodine Boltauzer to što kradete na terenu ne znači da to znanje treba da prenesete i koristite. Čovića pušta DB snimke. Nek se i ostali lopovi spreme… #kkcz pic.twitter.com/xRD2WqbXwc
— Dragi Kenta (@adammarkus20) April 26, 2024