×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Një person i arrestuar pas ndeshjes Ballkani – Prishtina, sulmoi Policinë e Kosovës në stadium

    Insajderi
    05 April 2021 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fundi i ndeshjes derbi të Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, ka përfunduar me tensione dhe arrestime. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor Shpëtim Murtezi, ai ishte nën presion dhe pranoi ofendime të ndryshme nga të pranishmit në stadium, raporton Insporti.com.

    Ballkani pësoi humbje dhe gjatë daljes nga shkallët e stadiumit, një pjesëtar i sigurimit është arrestuar pasi ka ofenduar gjyqtarët dhe futbollistët e Prishtinës.

    Personi në fjalë nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë duke e arrestuar atë.

    Skuadra nga Suhareka pësoi humbje me rezultat minimal 0:1. /Insporti.com/

    Më poshtë gjeni raportin e plotë të Policisë së Kosovës:

    “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

    Stadiumi i Qytetit, Suharekë 04.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ndeshjes futbollistike kishte filluar ti fyej, referat dhe lojtarët, por pas reagimit të policisë i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt“.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark