×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Një roman unik dhe i harmonishëm

    Insajderi
    03 June 2023 - 19:00

    Autor: Agron Y. Gashi, shkrimtar dhe studiues i letërsisë

    (Shënim i shkurtër për romanin “Vdekja e Omerit” të shkrimtarit Adil Olluri, botuar nga Sh. B. “Onufri”, 2022)

    “Vdekja e Omerit” është roman me strukturë zinxhirore plot tregime e kallëzime, unik dhe i harmonishëm në linjën fabulare, një tip i prozës së kërkimit aventuresk- policor, mbi tē gjitha roman mbi paragjykimin dhe hamendësimin e krimit.

    Personazhet si trajtë emike zbresin nga kreshta dhe si kreshnikë funksionojnë brenda botës urbane.

    Arkitema, deka e Omeri, shndërrohet në një alegori të vrasjeve politike të mbërthyera plot mistere, dëshmi e dëshmitarë të pasigurt e të rrejshëm.

    Muja e Omeri veshin petkun e ri. Muja, personazh që ruan karakterin mujshar si në jetën imagjinare dhe i pushtetshëm e i pandalshëm në jetën reale.

    Omeri, viktimë e së bukurës dhe shëmtive bashkëkohore.

    Ndërsa, Ajkuna mbetët një vajtuese e përjetshme e Omerit origjinar dhe origjinal.

    Sa më shumë shtrihet kërkimi e hetimi për vrasjen e Omerit origjinal, përmbysen iluzionet e Omerit origjinar.

    Struktura narrative është krijuar duke pasë parasysh të gjithë tipat e narratorëve, mundësi kjo shumë e mirë edhe për analiza tekstuale shkollore të të gjitha niveleve të studimeve letrare.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark