×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Një sëmundje e panjohur? Simptomat e mistershme në tru habisin mjekët

    Insajderi
    09 June 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mjekët në Kanada janë të shqetësuar se mund të kenë të bëjnë me një sëmundje të trurit të panjohur më parë pas një numri rastesh që përfshijnë humbje të kujtesës, halucinacione dhe atrofi të muskujve.

    Politikanët në provincën e New Brunswick kanë kërkuar përgjigje, por me kaq pak raste, ekspertët thonë se ka shumë më shumë pyetje sesa përgjigje dhe i kanë kërkuar publikut të mos përhapë panik.Prej më shumë se një viti, zyrtarët e shëndetit publik kanë ndjekur një “grup” prej 43 rastesh të sëmundjes së dyshuar neurologjike në provincë pa ndonjë shkak të njohur.

    Banorët mësuan për herë të parë për hetimin javën e kaluar pasi një shënim nga agjencia e shëndetit publik të provincës u kërkoi mjekëve të kërkonin simptoma të ngjashme me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob – një sëmundje e rrallë, fatale e trurit e shkaktuar nga proteina të keqformuara të njohura si prione.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark